Lajme

Latifi tregon për dëmet e shkaktuara nga breshëri që goditi Rahovecin

Autori: Doresa Geci 11:03 | 20 May 2020

Komuna e Rahoveci e cila ka prioritet bujqësinë, është goditur mbrëma nga një stuhi breshëri.

Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, për Gazetën inFokus, ka thënë se ende nuk kanë informacione se sa janë dëmet e shkaktuar.
Ai ka bërë të ditur se tani ekipet vlerësuese janë në terren për të mësuar vlerën e sakt të dëmeve në bujqësi.

“Ne tash i kemi dërguar ekipet në terren po presim informacionet gjatë ditës më konkrete mund të këtë bërë dëme në raste të caktuara, por breshëri ka qenë i rrallë këtu. Mirëpo sa ka dëmtuar mund ta kem një pasqyre deri diku pasdite”, ka thënë Latifi.

-Advertisement-

Kujtojmë që mbrëmjen e të martës një stuhi me shi e breshër disa nga komunat e Kosovës.

Më të prekurat ishin Ferizaj, Shtime, disa fshatra të Rahovecit dhe Gjakovës.

Sipas parashikimeve të motit, të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë–herë me reshje shiu, të përcjellura me shkarkime rrufesh.

Ndërsa të enjten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, vranësirat në pjesën e dytë do të zhvendosen në drejtim të juglindjes.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës gjatë këtyre dy ditëve, parashihen të lëvizin ndërmjet 15-25 gradë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera