Takohen Enver Hoxhaj e Skënder Hyseni
Autori: Gazeta inFokus 22:16 | 19 May 2020
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enver Hoxhaj, dhe një nga njerëzit më me ndikim në Lidhjen Demokratike, Skënder Hyseni, janë takuar të martën në një restorant, në Qendrën Tregtare në Breg të Diellit.
Hyseni e ka mohuar të ketë qenë takim i planifikuar. Ai ka thënë për KOHA se rastësisht janë takuar dhe se gjatë qëndrimit për kafe, nuk kanë folur, jo vetëm për ndonjë koalicion të mundshëm LDK-PDK, por as për zhvillimet e fundit politike.
“Nuk i konsideroj armiq oponentët politikë”, ka thënë Hyseni. “Rastësisht jemi takuar në qendrën tregtare dhe u ndalëm 5 minuta për kafe”.
Në një fotografi që ka mbërritur në KOHA shihen te dy të ulur në një tavolinë të restoranit në kryeqendër, tek bisedojnë në shoqërinë e një personi të tretë.
Hoxhaj ka refuzuar të flasë për takimin.
E, Hyseni ka thënë të ketë shumë arsye për të pirë kafe me Hoxhajn, pavarësisht se për gati dy dekada partitë politike që të dy përfaqësojnë kanë qenë rivaet më të mëdha të skenës politike në Kosovë.
“Me Enverin jemi miq. Kemi qenë bashkë në negociatat e Vjenës. Ai ka qenë ministër i Punëve të Jashtme. Unë gjithashtu”, ka thënë Hyseni. “Bisedë për kurrfarë çështjeje potike nuk kemi zhvilluar, dhe as për këto aktuale”.
Hyseni ishte në Shtëpinë e Bardhë një javë përpara se LDK-ja ta procedonte mocionin kundër Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, me të cilin bashkëqeveriste. Atje ishte pritur nga Richard Grenel, i dërguar i posaqëm i presidentit Donald Trump për negociatat Kosovë-Serbi.
Ndonëse Grenell kishte mospajtime me Kurtin në lidhje me masat që Prishtina zyrtare duhej të ndërmerrte për t’i dhënë rrugë nisjes së negociatave, Hyseni ka thënë të mos kishte folur në Washington për mundësinë e prishjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje të Kurtit.
Pas mocionit, LDK-ja synon ta ndërtojë qeverinë e re dhe partinë fituese të zgjehdjeve, LVV-në, ta lë në opozitë. Ajo ka lidhur marrëveshje me dy parti të koalicionit PAN që ka qeverisur në mandatin e shkuar – Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe me Nismën Socialdemokrate. Krahas këtyre, edhe me subjektet që përfaqësojnë komunitetet pakicë, më kryesorja prej të cilave është Lista Serbe (LS).
Megjithëkëtë, PDK-ja ka dhënë zotimin se nuk do të bëhet pjesë e qeverisë së re.
Të tjera
-
Policia zbardhë detajet e fundit për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Mediat lokale publikojnë fotografi nga Shiroka e Suharekës ku humbën je*tën dy persona
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe mot...
-
Dy të vde kurit ishin bashkë në motor, dyshohet se i përkasin moshës së re
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Dy të vd ekur si pasojë e një aksidenti në mes të një motori dhe një veture në Shirokë të Suharekës
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Shtëpi, banesë, tokë, ara, pyje e livadhe, kjo është pasuria e drejtorit të Policisë së Kosovës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka një pasuri t...
-
Kjo është pasuria e ministrit Arben Vitia
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për ...
-
A ka marrëveshje mes VV-së dhe PDK-së, kështu përgjigjet Arben Gashi
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se ka q...
-
Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK),...
-
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi: Kosova vatër serbe që nuk do ta lëmë
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije e ka përmendur Kosovën ...
-
Aktori i njohur i humorit pranon Islamin?
Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë e...
-
72 vjeçarja nga Kumanova mashtrohet nga shitësit e druve, raporton rastin në polici
MPB në Maqedoninë e Veriut njoftoi se një grua nga Kumanova 72 vjeçare ka rap...
-
Protestë më 1 maj, Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK),...