Përkujtohet heroi Abdullah Tahiri, vlerësohet sakrifica e tij për lirinë e vendit
Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 19 May 2020
Në 21 vjetorin e rënies së heroit të kombit, Abdullah Tahiri, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë sot homazhe tek lapidari në Malishevë dhe në varrezat e dëshmorëve në Gjilan, për të nderuar jetën dhe veprën e lavdishme kolosit të kombit.
Kryetari Haziri, ka thënë se viti 2020 i kushtohet me të gjitha aktivitetet kulturore heroit Abdullah Tahiri.
“Viti 2020 është vit i heroit të kombit Abdullah Tahirit, të cilit ia kushtojmë të gjithë kalendarin kulturor, gjithë përkuljen tonë, të nxënësve, prindërve, shoqatave të veteranëve dhe administratës shtetërore. Sot, në këtë kohë pandemie, kujtojmë ditën e rënies së Abdullahit dhe Arbenit. Komuna e Gjilanit do të vazhdoj punën në përmbylljen e projektit të shtatores së Abdullah Tahirit, që ka qenë e paraparë të përfundohet në këtë ditë, mirëpo për shkak të përballjes me pandeminë, këtë e kemi shtyrë për një datë tjetër historike, në bashkëpunim me familjen dhe shoqatat e luftës”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.
Haziri ka thënë poashtu se “është dita dhe koha kur duhet të mendojmë për sakrificën e madhe që dhanë për themelet e lirisë dhe pavarësisë së kësaj Republike, që duhet ta ruajmë si të shenjtë dhe me besim në Zot duhet të vazhdojmë të punojmë në të mirën e secilit. Lavdi i qoftë!”.
Ndërsa, ish komandanti i ZOK, Ahmet Isufi, ka thënë se kujtimi i Abdullahut dhe Arbenit është mall dhe krenari njëkohësisht, sepse ata ranë që qytetarët e këtij vendi të jetojnë e të zhvillohen.
“Kur e kujtojmë rreshtin e ushtarëve dhe aktiviteteve të ndërmarra për liri, mund të them se populli ynë është i lirë, në saje të angazhimit dhe komandimit të Abdullah Tahiritsi komandant”, ka thënë në adresimin e tij Isufi.
Në emër të familjes ka folur Adonis Tahiri, i cili në 21-vjetorin e rënies së axhës së tij ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit duke uruar që përkundër dallimeve që mund të kemi, duhet të punojmë të gjithë së bashku që ta qojmë deri në fund amanetin e dëshmorëve
Të tjera
-
Ndriçimi smart në kryeqytet, LVV: Tenderi shkon në dëm të buxhetit të komunës
Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina, në një konfe...
-
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Tkurret numri i shtimit të popullsisë në Kosovë vit pas viti. Në dekadat e fu...
-
Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media, ka disa akuza për Ramën
Arben Brovina, koordinator i nën komiteteve të lëvizjes Vetvendosje, qendra n...
-
Petkoviqi: Anëtarësimi i Kosovës në KiE operacion kundër Serbisë
Operacion kryesisht të drejtuar kundër Serbisë dhe popullit serb, e ka quajtu...
-
Sa ḁrmë pa leje kanë kosovarët?
Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thon...
-
Arrestohet një i dyshuar për vra*je në tentativë në Ferizaj
Është arrestuar dje një person për vrasje në tentativë në Ferizaj që ka ndodh...
-
Shitet për një vlerë marramendëse, ora e njeriut më të pasur të Titanikut
Një orë xhepi prej ari, e gjetur në trupi e njeriut më të pasur në bordin e T...
-
Burri në Viti raporton se i është vjedhur kasaforta me para
Një burrë në Viti ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një kasafo...
-
U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, vdes shtetasja serbe
Të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jëtë një gr...
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...
-
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar pas sulmit në Banjskë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërk...
-
Moti sot me diell, temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e me vranësira të shpërndara. ...