Shëndetësi

Covid-19, dëme akute të veshkat

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 15 May 2020

Një ish-zyrtar amerikan në ngarkim të agjencisë për vaksinën por tashmë i shkarkuar, paralajmëron një dimër tragjik për vendin nëse qeveria nuk ndryshon mënyrën e reagimit ndaj pandemisë. Një studim i fundit tregon se koronavirusi dëmton rëndë veshkat e pacientëve.

Rreth një e treta e pacientëve amerikanë që trajtohen me Covid-19 raportojnë se veshkat e tyre janë dëmtuar, një përqindje e vogël në gradën sa u duhet të kryejnë dializë.

Një studim me rreth 5.500 pacientë të diagnostikuar me koronavirus në shtetin e Nju-Jorkut tregon se 36 për qind e subjekteve kanë dëmtime renale akute, çka do të thotë se veshkat e tyre kanë pësuar rënie të menjëhershme të funksionit, ndërsa 14 për qind duhet të asistohen me dializë.

-Advertisement-

Për pacientët me insuficiencë renale, simptomat akute shfaqen në 24 orët pas shtrimit në spital, në 90 për qind të rasteve kur trajtohen me respiratorë.

“Kjo lidhet me gjendjen shumë të sëmurë të pacientëve dhe presionit të ulët të gjakut, një mjedis ky shumë toksik që çaktivizon shumë organe, jo vetëm veshkën. Studimet tregojnë se virusi jeton brenda veshkës dhe e sulmon atë drejtpërdrejt, por nuk ka ende prova për këtë hipotezë,” shprehet shefi i repartit të nefrologjisë në Nju-Jork.

Vendi është epiqendra amerikane e pandemisë.

Në gjithë SHBA-në, mbi 1,4 milionë banorë janë bartës të koronavirusit, ndërsa numri i viktimave nga infeksioni ka kaluar shifrën 85 mijë.

Vetëm javën e kaluar, kriza pandemike rëndoi efektet në ekonominë kombëtare duke shtuar 3 milionë amerikanë të tjerë në listën e të papunëve.

Por ish-drejtuesi i autoritetet vendës për studime të avancuara në biomjekësi, dëshmoi të enjten para dhomës së ulët të Kongresit se reagimi i qeverisë kundër pandemisë është jo i duhuri.

“Pa planifikim më të mirë, dimri që vjen mund të jetë nga më të errëtit në historinë tonë moderne. Duhet të jemi të vërtetë me popullin amerikan, të marrim vendime bazuar në shkencë,” u shpreh ish-zyrtari amerikan, Rik Brajt.

Ai u shkarkua muajin e kaluar nga posti i agjencisë që po zhvillonte vaksinën kundër Covid-19 pasi ngriti shqetësim se pandemia po neglizhohej nga autoritetet qeveritare por edhe se fondet po shkonin në terapi të paprovuara shkencërisht, siç ishin trajtimet me ilaçin antimalarik, hidroksiklorokina.

Kreu i shtetit, Donald Trump, e quajti Brajtin njeri i pakënaqur, buzëvarur, që nuk e kishte kryer si duhet punën.

Ndërsa vendi kërkon t’i rikthehet shpejt normalitetit duke larguar masat e izolimit, presidenti përsëriti me optimizëm se vaksina kundër koronavirusit do jetë gati brenda vitit, edhe pse ekspertët parashikojnë që kjo të ndodhë minimalisht në 12 muajt e ardhshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera