Ekonomi

Publikohet afati i fundit për pagesën e tatimit në pronë

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 29 April 2020

Ministria e Financave dhe Transfereve, Departamenti i Tatimit në Pronë ka publikuar datat për ankesat dhe pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë, shkruan Gazeta Sinjali.

Dita e fundit për ankesa do të jetë 31 maji, kurse dita e fundit për pagesën e këstit të parë për tatim në pronë do të jetë 30 qershori.

Sipas kësaj ministri, këto data janë shtyer për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

-Advertisement-

“Për vitin 2020, dita e fundit për të dorëzuar një ankesë dhe për të paguar këstin e parë janë shtyrë për shkak të situatës me Covid-19 dhe problemeve me lëshim dhe shpërndarje të faturave të tatimit në pronë. Dita e fundit për ankesa për vitin 2020: 31 Maj (në vend të 31 Mars). Dita e fundit për të paguar këstin e parë për vitin 2020: 30 Qershor (në vend të 30 Prill)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve. /Gazeta inFokus/

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy