8 mijë maturantë në garë për 5 mijë 500 vende në UP, këto janë drejtimet më të kërkuara
Autori: Samire Jaha 15:46 | 20 July 2022
Tash e një javë Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka pasur dyert e hapura për pranimin e studentëve të rinj, shkruan Gazeta Infokus.
E që nga e marta ky konkurs i afatit të parë është mbyllur me gjithsej 7 mijë e 904 aplikantë.
Kështu është bërë e ditur nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës në një përgjigje për Gazetën Infokus.
Ky numër i aplikantëve nuk përfshin programet e Fizikës dhe Gjeografisë pasi që konkursi për këto dy degë vazhdon të jetë ende i hapur.
“Ju njoftojmë që numri i kandidatëve që kanë aplikuar në afatin e parë të konkursit për pranimin e studentëve të rinj, në studimet themelore – baçelor për këtë vit akademik është 7 mijë e 904, pa përfshirë këtu programet Fizikë dhe Gjeografi, për të cilat vazhdon të jetë i hapur konkursi për aplikim”, thuhet në përgjigjet e rektoratit për Infokus.
Ndryshe nga rektorati kanë bërë të ditur se në këtë afat prej gjithsej 7 mijë e 904 aplikantë vetëm 5 mijë e 497 do të pranohen, duke bërë që 2 mijë e 407 të mos pranohen.
Gjithashtu kanë treguar se disa nga departamentet me interesimin më të madh janë Mjekësia e përgjithshme, Juridiku, Inxhinieria Kompjuterike etj.
“UP-ja, në këtë afat të konkursit do të regjistrojë 5497 studentë të rregullt. Programet me numrin më të madh të aplikantëve janë: Mjekësia e përgjithshme, Juridiku, Inxhinieria Kompjuterike dhe Softuerike, Infermieria, Psikologjia, Stomatologjia, e të tjera”, thuhet në përgjigjen e tyre për Infokus.
Ndërkaq sa i përket afatit të dytë për të pranuar studentët e tjerë, nga Universiteti i Prishtinës tregojnë se specifikat e konkursit do të finalizohen pas përfundimi të afatit të parë.
“Specifikat për afatin e dytë të konkursit do të definohen pasi të finalizohen të gjitha procedurat e afatit të parë”, thuhet ndër të tjera nga Rektorati.
Kujtojmë që në vitin e kaluar numri i aplikuesve në afatin e parë në Universitetin e Prishtinës ishte 7 mijë e 741./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...