Fokus

“6 fëmijë pa rrogë, pa bukë”, ky është rrëfimi rrëqethës i njërit prej minatorëve të ndëshkuar në pagë

Autori: Samire Jaha 17:27 | 21 August 2023

Ali Peci, minatorë i minierës së Trepçës, ka rrëfyer ekskluzivisht për Infokus se si e priti ai ndëshkimin për ndaljen e një pjese të pagës nga menaxhmenti vetëm pse hynë në grevë për shkak të vonesës të pagës së muajit qershor, shkruan Gazeta Infokus.

Ai në një prononcim për Gazetën Infokus tregoi që ka pasur raste kur njëri prej kolegëve të tij nuk ka pasur as bukë për shkak të mos ekzekutimit të pagave.

“Realisht shumë i padrejtë edhe i pabesë sepse nuk e ka ditë asnjë njëri që i ka sanksionu deri sa na kanë lanë listat e rrogës e ka ba kryeveti pa u konsultu pa na tregu pa asnjë gjë dhe asnjë kërkesë tjetër nuk kemi pas përveç pagat me i marrë që me kontratë punës e kemi deri më datën 10, menaxhenti duhet me i ekzekutu pagat, nuk i ka ekzekutu është e drejtë e jona me i kërku pagat tona njersën tonë, realizimi del muj për muj nuk ka mungesë të realizimit, realizimin e ka 100% sa është me plan aq del ai se sa janë me ba pagat na nuk i kem faj, po ka ndodhur nuk është hera e parë që ka ndodhur edhe ma herët ka ndodhur ai po tenton me na frikësu se me siguri edhe mujin tjetër siç shifet nuk ka me pase paga me kohë edhe mos me guxu as pagat tona me i kërku, sistem komunist. Po nuk po na nënshtron ato e ka të sigurt ai. Po kemi probleme të llojllojshme pasha zotin kom koleg edhe për bukë mu ka deshtë me shku me i ndihmuar se s’ka pas bukë, paramendo 6 fëmije pa rrogë pa bukë”, ka deklaruar Peci për Infokus.

-Advertisement-

Ndryshe minatori ka bërë edhe një kërkesë për Qeverinë Kurti.

“Veç realizimi i pagave tona me kohë asgjë tjetër edhe përmirësimi i kushteve në punë siç kanë premtu edhe në fushatë zgjedhore që ka qenë premtim zgjedhor me investu në Trepçë, ku deri më sot nuk ka pasur asnjë lloj ndryshimi, të gjitha punës që i kemi janë të vjetërume stërvjetërume me pikë të zorit ja arritëm me realizu planin me zor me vështirësi”, ka thënë tutje ai për Infokus.
E deklaratën se nëse vazhdojnë të mbajnë bojkotim të punës mund të ndëshkohen edhe me marrëdhënie pune, Peci thotë se nuk bie në këtë provokim të menaxhmentit.

“Jo nuk bi në ato provokime se ligj ka edhe për ne për punëtor nuk i din veq ai të drejtat ligjore i dimë edh ene kemi edhe ne avokat nuk frikësohem prej asaj”, ka potencuar ai./Gazeta Infokus/

Më poshtë ndiqeni rrëfimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera