Lajme

42 pacientë të hospitalizuar me Covid-19, kjo është gjendja e tyre

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 21 November 2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 42 pacientë me Covid-19, janë duke u trajtuar në spitalet e përgjithshme dhe në QKUK, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, prej tyre 12 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 dhe 32 të tjerë post-covid, ndërsa në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, në trajtim spitalor, janë 7 pacientë nga Shqipëria.

Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.

-Advertisement-

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Klinika Infektive, 3 pacientë

-Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë, post-covid

-Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë

-Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

-Spitali i Pejës, 2 pacientë

-Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera