Rajoni dhe Bota

41 emigrantë kapen në një friz transportues në Greqi

Autori: Gazeta inFokus 19:56 | 04 November 2019

Policia në kryeqytetin grek, ka kapur 41 emigrantë.

Ata u gjendën në pjesën e pasme të një kamioni transportues që përdoret për transportim të mallrave, shkruan gazeta inFokus.

Këta u gjetën gjatë një kontrolle në autostradë, ku policia hasi në emigrantët pasi kontrolloi frizin transportues.

-Advertisement-

Sistemi i ftohjes nuk ka qenë funksional dhe të gjithë burra e djem kanë qenë mirë me shëndet.

E mbi 30 ishte numri i personave që kishin vdekur në këtë llojë automjeti të cilët ishin futur në Britaninë e Madhe, pak javë më parë./Gazeta inFokus/

Policia në Athinë ka kapur 41 emigrantë të gjallë në pjesën e pasme të një kamioni transportues që përdoret për transportim të mallrave të ngrira.

Gjatë një kontrolle rutinore në autostradë policia ka hasur në emigrantët me ta kontrolluar frizin transportues, transmeton Klan Kosova.

Sistemi i ftohjes nuk ka qenë funksional dhe të gjithë burra dhe djem kanë qenë mirë më shëndet, ka njoftuar zyrtari policor, Theodors Hronpoulos.

Për shkak parandalimi një numër i vogël i tyre janë dërguar në spital, kurse të tjerët janë ndaluar në polici, bashkë me shoferin 40 vjeçar të automjetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera