3 gola larg legjendës, Mbappe: Ndihem i nderuar, por ai mbetet më i madhi

Autori: Gazeta inFokus
10:22 | 27 March 2023
Kylian Mbappe vijon të shfaqet një fenmen në fushë edhe me fanellën e kombëtares së Francës. Sulmuesi shtoi së fundmi edhe dy gola në llogarinë e tij me “Gjelat” teksa ndëshkoi në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024, Holandën, një sfidë ku francezët triumfuan me shifrat 4-0.
Me dy golat e shënuar ndaj “Tulipanëve”, Mbappe preku shifrën e 38 golave me kombëtaren duke vendosur në shënjestër një legjendë si Michel Platini. Ish-fantazisti i famshëm i Francës ka shënuar 41 gola me kombëtaren, mirëpo rekordi i tij është në rrezik prej 23-vjeçarit. Megjithatë, vetë Mbappe mbetet me “këmbë në tokë” teksa shprehet se Platini është një legjendë e futbollit francez dhe se ai mund të ndjehet vetëm i nderuar për krahasimin.
“Tre gola larg Platini? Është një nder i madh që të jem pranë tij në këtë klasifikim, por tashmë objektivi i radhës është ta parakaloj. Megjithatë, përtej shifrave unë mbetem me “këmbë në tokë” dhe do të vazhdoj në rrugën time. Pavarësisht rekordeve, Platini mbetet një legjendë e padiskutueshme e futbollit francez”, u shpreh Mbappe.
Kujtojmë se golashënuesi më i mirë në historinë e Francës është Olivier Giroud me sulmuesin e Milan që ka shënuar 53 gola.

Të tjera
-
Protesta e së hënës në Zveçan, policia: 70-80 persona të dhunshëm sulmuan zyrtarët policorë
Policia e Kosovës ka njoftuar sot se në protestën e së hënës që u mbajtë par ...
-
Gjendet i vdekur një person në Isog
Një person është gjetur pa shenja jete dje në Istog. Sipas njoftimit 24 orësh...
-
Nëna braktis dhe ushtron dhunë ndaj fëmijës së saj, arrestohet nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër në Mitrovicë, pasi që...
-
Insiston Zeqiri: S’jam duke menduar për zgjedhje të reja – po e konsolidoj kabinetin
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se edhe sot po vazhd...
-
Peci i Zveçanit s’del në punë: S’e kam menduar dorëheqjen
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se sot nuk ka dalur në punë për shka...
-
KOSTT për kërkesën e Atiqit për rrymë: Po e trajtojmë me kujdes, do t’i kthejmë përgjigje brenda afateve ligjore
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Koso...
-
Apeli ndryshon vendimin e Themelores, dënohet me 1 mijë euro gjobë i akuzuari për dhënie ryshfeti
Gjykata e Apelit ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ...
-
Kjo është situata në Zveçan
Ekipi i Radios Evropa e Lirë në Zveçan ka raportuar se të shtunën atje është ...
-
Zelensky: Ukraina është gati të nisë kundërofensivën
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina është e gatshme ...
-
Shtëpia e Bardhë, thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet
Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se zëvendës këshilltari amerikan për sigu...
-
Haziri: Osmani t’i ulë tensionet në veri – presidentët historikisht kanë pasur role unifikuese
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i ka kërkuar presidentes së vendit, Vjosa...
-
Shkon mbi 280 numri i viktimave nga përplasja e trenave, qindra të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Odisha të Indisë, ku një tren pasagjerësh ...