Lajme

27-vjetori i Policisë së Kosovës, Sveçla: Nderim për pjesëtarët që dhanë jetën në krye të detyrës

Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 06 September 2026

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar për shënimin e 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

Gjatë fjalimit të tij, Sveçla ka vlerësuar punën dhe angazhimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, duke veçuar profesionalizmin, guximin dhe sakrificën e tyre në shërbim të qytetarëve.

-Advertisement-

Ai tha se gjatë 27 viteve të funksionimit, Policia e Kosovës ka kaluar nëpër etapa të ndryshme dhe është përballur me sfida të shumta, por misioni i saj ka mbetur i njëjtë – garantimi i rendit dhe sigurisë publike dhe mbrojtja e qytetarëve.

“Policia ka dëshmuar se profesionalizmi, guximi dhe përkushtimi janë në shërbim publik dhe janë vlera mbi të cilat ndërtohet besimi i qytetarëve dhe forcohet shteti”, është shprehur Sveçla.

Në këtë përvjetor, ministri në detyrë ka përmendur edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës që kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës.

“Në këtë 27-vjetor kujtojmë me respekt të thellë pjesëtarët e Policisë së Kosovës që dhanë jetën në krye të detyrës. Ata janë pjesë e pandashme e historisë së këtij institucioni dhe dëshmia më e lartë e përkushtimit ndaj qytetarëve dhe Republikës”, ka deklaruar ai./IndeksOnline/

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy