Lajme

25 vjet burgim për vrasësin dhe përdhunuesin e të miturit nga Fushë Kosova, flasin familjarët

Autori: Gazeta inFokus 20:32 | 12 October 2020

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka dënuar me 25 vjet burgim S.O. ai u gjet fajtor për dhunimin dhe vrasjen e Kujtim Veselit

Gjërat e të birit, i mban ende si kujtim.

Ani pse ka kaluar gati një vit nga vrasja e të miturit Kujtim Veseli, nëna e tij, Makfire Ilazi, thotë se nuk po mund t’i largojë nga shtëpia gjërat e të birit.

-Advertisement-

Tani nëna e 3 fëmijeve, thotë se pasi i kishte vdekur bashkëshorti, i biri 11 vjecar, Kujtim Veseli, kishte mbetur zot shtëpie. Ai me forcat e tij, sipas saj, po punonte cdo ditë, për ta mbajtur familjen.

Por, me 11 korrik të vitit të kaluar, 11 vjecari nuk u kthye me  në shtëpi. Ai u gjet i vrarë poshtë këtyre shkalleve, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë.

E më vonë, u kuptua se i mituri, ishte dhunuar seksualisht, e më pastaj ishte vrarë nga i akuzuari, S.O, 20 vjecar. Vet babai i të akuzuarit  e kishte paraqitur rastin në policinë e Kosovës.

Ndërkohë, të enjten, Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka shqiptuar S.O, dënim unik prej 25 vjetësh burgim.

S.O, u gjet fajtor për veprën penale të dhunimit dhe vrasjen e Kujtim Veselit nga Fushë Kosova. Por, e pakënaqur me këtë dënim, është nëna e Kujtimit, Makfire Ilazi. Nëna që humbi djalin 11 vjecar nuk mund të pajtohet me një dënim prej 25 vjet burgim.


 Por, të njoftuar se të hënën do të mbahet seancë dhe se është dënuar biri i tyre, duket se nuk ishin familja e S.O. T7 ka vizituar gjatë ditës edhe këtë familje, por të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin para kamerës.

Prapa saj, i kanë thënë televizionit se janë në dijeni që i biri i tyre ka kryer një vepër të rëndë, prandaj nuk dëshirojnë të krijojnë konflikte të reja. Ndërkohë, avokatja e familjes së 11 vjecarit të vrarë, Rina Kika, ka kërkuar dënim të përjetshëm për S.O

Kika ka thënë se do të bëjnë ankesë në Apel, posa ta pranojnë aktgjykimin e arsyetuar të gjykatës.  Ndërsa ka shtuar, se vrasja dhe dhunimi i 11 vjecarit, Kujtim Veseli, kanë qenë të parandalueshme, nëse institucionet e sigurisë do ta merrnin seriozisht këtë rast.

Ndërkohë, avokati mbrojtës i S.O, Fitim Malokaj, i caktuar sipas detyrës zyrtare, thotë se sipas ligjeve në fuqi, S.O nuk mund të dënohet me burgim të perjershem, sepse në kohen kur e ka kryer veprën, ka qenë nën moshën 21 vjecare.

Për vrasjen e Kujtim Veselit, kishin reaguar edhe organizata të shumta të shoqërisë civile ku kanë kërkuar drejtësi për Kutimin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera