Fun & Video

245 vetë hidhen nga ura, tentojnë të thyejnë rekord

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 24 October 2017

Imazhe dramatike vijnë nga Brazili dhe tregojnë momenti kur 245 persona hidhen njëkohësisht nga një urë 30 metra e lartë.

Qëllimi nuk është vetëvrasja, por thyerja e një rekordi botëror. Të gjithë pjesëmarrësit në iniciativën e guximshme ishin në fakt të lidhur me litarë.

Përpjekja për rekord “Guinnes” u zhvillua në Hortolandia të dielën, rreth një orë larg Sao Paolos. Pjesëmarrësit në kërkim të adrenalinës, mbanin helmeta të bardhë dhe u hodhën thuajse njëkohësisht duke u lëkundur më pas sa para mbrapa.

-Advertisement-

Deri më tani nuk ka mbërritur ende një deklaratë zyrtare nga “Guinnes”, që të konfirmojë rekordin, i cili ishte vendosur paraprakisht në prill të 2016-s kur 149 persona u hodhën nga ura po në këtë vend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera