Ekonomi

210 mijë euro për pije e ushqim në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 20 April 2018

Pije të nxehta, të ftohta e ushqim. Këto janë kërkesat që deputetët e vendit i drejtojnë më së shumti byfesë së Kuvendit. E këto “kërkesa” të deputetëve pritet t’i kushtojnë buxhetit të vendit për më shumë se 200 mijë euro, shkruan Infokusi.com.

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka shpallur tender në vlerë prej 210 mijë euro për shërbime të hotelerisë në këtë institucion. Më saktësisht Kuvendi ka nevojë për furnizim me 13 artikuj pije të nxehta dhe të ftohta, dhe 27 artikuj ushqim.

Kështu ka bërë të ditur vet Kuvendi përmes njoftimit për kontratë të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

-Advertisement-

Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet se periudha e vlefshmërisë së tenderit është 120 ditë..

Afati i fundit për pranim të ofertave është data 7 maj 2018. Ndërsa po këtë ditë do të bëhet edhe hapja e tenderëve./Infokusi

 

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy