Lajme

18-vjeçari humb kontrollin e automjetit, përplas për vdekje punonjësin e pastrimit

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 24 December 2022

Një aksident me pasoja të rënda është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm (e shtunë) në Shqipëri, saktësisht te Shkëmbi i Kavajës.

Një automjet i drejtuar nga 18-vjeçari B.H. ka dalë nga rruga dhe është përplasur me ambientet e jashtme të një hoteli.

Për pasojë ka humbur jetën 50-vjeçari me iniciale B. B., punonjës pastrimi dhe gjelbërimi, i cili në momentin e përplasjes, ishte duke pastruar.

-Advertisement-

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosura edhe dy vajza 20-vjeçare F. D., dhe L.P., të cilat kanë qenë pasagjere në automjet e të cilat ndodhën nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, B. H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera