Lajme

18 punëtorë të Ministrisë së Ekonomisë u paguan për 1 vit pa dalë fare në punë

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 13 May 2022

Auditori i Përgjithshëm ka identifikuar 10 punëtorë në Ministrinë e Ekonomisë që u paguan gjatë tërë vitit 2021, edhe pse nuk dolën fare në punë. Kjo dukuri e njohur tashmë në dikasteret qeveritare, po vazhdon edhe gjatë qeverisjes Kurti.

Këta punëtorë janë nga komuniteti serb të punësuar në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për realizimin e marrëveshjes së ashtuquajtur “Mbrojta Civile”.

Në kuadër të kësaj marrëveshje për integrim, në Ministrinë e Ekonomisë përmes akt-emërimeve janë të punësuar 18 punonjës të komunitetit serb të cilët marrin paga të rregullta. Auditori, në raportin për këtë ministri, thotë se “sipas konfirmimeve nga zyrtarët e Ministrisë këta të punësuar nuk kanë hapësira të përcaktuara të punës dhe nuk zhvillojnë asnjë aktivitet në Ministri”.

-Advertisement-

“Buxheti i shpenzuar për pagat e tyre për vitin 2021 ishte 93,435€. Kjo dukuri po vazhdon të jetë prezente ndër vite edhe pse në vazhdimësi po raportohet në raportet tona të auditimit. Ministria ende nuk ka arritur të ndërmerr masa konkrete në sistemimin, angazhimin dhe monitorimin e kësaj kategorie të të punësuarve”, thuhet në raport.

Pagesat e punonjësve në mungesë të dëshmive për vijueshmërinë në punë dhe në mungesë të angazhimit për kryerjen e detyrave zyrtare, konsiderohen si pagesa të parregullta dhe dëmtojnë buxhetin e ministrisë.

Neni 8 i “Rregullores (QRK) Nr.12/2020 Për Orarin e Punës dhe Pushimet e Zyrtarëve”, përcakton se “Gjatë orarit të punës të gjithë zyrtarët publik janë të obliguar të jenë në vendin e punës. Çdo zyrtar publik shënohet në librin e vijueshmërisë në punë ose në regjistrin elektronik“.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera