Sport

16-vjeçari nga Malisheva nënshkruan me klubin e madh italian

Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 04 August 2020

Engjull Samadraxha ka nënshkruar kontratë me Venezian, shkruan Gazeta inFokus.

Mesfushori nga Banja e Malishevës që jeton në Itali, ka firmosur marrëveshje për 4 vjet me klubin italian.

“Kam nënshkruar kontratë me klubin e Venezias dhe për mua është diçka shumë e madhe. Ky klub është mundësi shumë e mirë për mua që të ngritëm në karrierë si lojtarë. Këtë mundësi që ma kanë dhënë, do të mundohem ta shfrytëzoi dhe ta ndihmoi klubin që të ketë suksese. Synimi im është që të luajë për ekipin e parë te Venezian”, ka thënë Samadraxha për Gazetën inFokus.

-Advertisement-

Samadraxha, i cili është i gjatë 190 centimetra, më herët ka luajtur për dy klube tjera italiane, Fosson dhe Fiesso d’Articon.

Engjull Samadraxha, ka qenë një herë i grumbulluar edhe me Kombëtaren e Kosovës U17./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera