Lajme

141 vjet nga rënia heroike e Mic Sokolit

Autori: Gazeta inFokus 07:18 | 22 April 2022

Sot bëhen 141 vjet që nga rënia heroike e Mic Sokolit.

Ai ra më 22 prill të vitit 1881 kundër forcave osmane të Dervish Pashës, ku kreu një akt trimërie të rrallë, duke i vënë gjoksin topit të armikut.

Mici ra heroikisht në moshën 42 vjeçare, duke lënë pas gruan dhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

-Advertisement-

Më shumë se një shekull më pas, një nip i tij e vazhdoi aty ku e la Mici, aty ku e ndërpreu Lidhja Shqiptare, shkruan Klankosova.tv.

Mic Sokoli lindi në vitin 1839 në Fang të Bujanit, Tropojë dhe ra në vitin 1881.

Ishte luftëtar i shquar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Hero i Popullit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera