14 faktorët që ndikojnë në fertilitetin tuaj
Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 08 October 2017
Shumica e femrave që duan të kenë gjasa më të larta për të mbetur shtatzënë nuk e dinë se çfarë duhet të bëjnë apo çfarë duhet të mos bëjnë.
Nëse doni të keni fëmijë të shëndetshëm, ja çfarë duhet të dini.
Obeziteti
Pesha e tepërt mund të ndikojë në prodhimin hormonal duke e bërë më të vështirë që një grua të mbetet shtatzënë. Sa më shumë peshë të shtojë femra mbi peshën e shëndetshme të trupit, aq më shumë bie veprimtaria e vezores.
Në një studim të vitit 2009 nga gazeta e shëndetit “Fertiliteti dhe steriliteti”, u zbulua se femrat të cilat në moshën 18-vjeçare vuanin nga obeziteti, kishin më shumë probleme me kistet në vezoret e tyre dhe pjellorinë. Kistet në organet femërore të riprodhimit janë çrregullimi më i përhapur hormonal tek femrat në moshën e pjellorisë dhe nga ana tjetër, shkaktari më i përhapur i infertilitetit.
Nënpesha
Ashtu si obeziteti, edhe mungesa e yndyrnave të duhura për trupin mund të ndikojë në infertilitet. Kjo për shkak se femrat që janë shumë nënpeshe kanë mungesa të leptin-ës, hormoni përgjegjës për ndjesinë e urisë dhe ngopjes. Mungesa e leptinës lidhet me ciklin e rrallë menstrual tek femrat, sipas një studimi të Harvard-it në vitin 2009.
Ruajtja e një peshe të shëndetshme, në përputhje me gjatësinë e trupit dhe që arrihet përmes një diete të shëndetshme të ndërthurur me veprimtari fizike- është një ndër gjërat më të rëndësishme që një femër bën mund të bëjë për pjellorinë e saj.
Paramenopauza
Zakonisht femrat e kalojnë menopauzën në të 40-at apo 50-at, e pas saj ato as nuk ovulojnë dhe as nuk mund të mbeten më shtatzënë. Por edhe gjatë dekadës së fundit të menopauzës, ajo nis të ketë luhatje në pjellori duke qenë se ovulimi nis të bëhet gjithmonë e më i rrallë. Kjo periudhë njihet si paramenopauza.
Fertiliteti pëson ulje në moshë të ndryshme për femra të ndryshme, por si një mesatare mjekët japin moshën 35-vjeçare, kur është më e vështirë që një femër të mbetet shtatzënë. Ka shumë prej tyre që e përjetojnë paramenopauzën më herët dhe akoma më shumë që e kalojnë këtë fazë më vonë. Është mirë që në këtë kohë, femrat të këshillohen me një mjek.
Trashëgimia gjenetike
Pyesni nënën tuaj se në ç’moshë nisi të hynte në fazën e menopauzës. Nëse për të ka nisur herët, ka shumë mundësi që edhe për ju të jetë e njejta gjë.
Femrat lindin me një sasi të caktuar vezësh; janë disa faktorë gjenetikë që përcaktojnë nëse ju do të lindni me shumë vezë apo, nëse vezët tuaja do të konsumohen më shpejt se zakonisht. Megjithatë, nuk është e thënë se ju do të përsërisni domosdoshmërisht të njejtin skenar me mamanë tuaj.
Kimikatet që përdorni në shtëpi
Ekspozimi ndaj pastruesve, pesticideve dhe përbërësve kimikë industrialë mund të ndikojë në uljen e gjasave që një çift të ngjizë fëmijë deri në 29%, sipas një studimi të Universitetit të Uashingtonit.
Më tej, në 2015 këta studiues zbuluan se15 kimikate që gjenden zakonisht në shtëpitë tona janë shkaktarë për menopauzën e hershme. Ndër to janë PCB-të, disa kimikate toksike të konsideruara të rrezikshme e që janë nxjerrë nga përdorimi në vitet ’70; 3 lloje pesticidesh dhe 2 forma të plastikeve.
Duhani
Sigurisht që pirja e duhanit mund të dëmtojë një fetus në rritje, por edhe më parë se kjo të ndodhë, tymosja e cigareve mund të ndikojë në uljen e mundësive për të ngelur shtatzënë. Në mënyrë drastike. Duhani është shkaktar i 13% rasteve të fertilitetit e madje, ka studime të vona që tregojnë se pirja e duhanit nga nëna mund të ndikojë edhe në uljen e pjellorisë së fëmijëve të saj.
Pirja e duhanit ndëpret zhvillimin e hormoneve dhe dëmton ADN-në si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt, edhe nëse një njeri nuk është një duhanpirës ‘i regjur’. Edhe femrat të cilat pinë relativisht pak duhan apo ato që janë duhanpirëse jo active kanë një zhvillim të ngadalësuar hormonal dhe mund të kenë probleme me pjellorinë.
Alkooli
Edhe përse nuk ka prova se ndonjë apo dy pije në javë mund tua dëmtojnë pjellorinë, doktorët janë të gjithë njëzëri kundër të pirit pa masë, pra, më tepër se një pije në ditë për femrat. Një studim suedez i 2004-ës ka zbuluar se femrat që pinë shumë alkool, janë të prirura tu nënshtrohen trajtimeve të fertilitetit më vonë.
Siç e dimë, nuk duhet të pimë gjatë shtatzanisë madje edhe përpara ngjizjes nëse duam të ngelemi shtatzënë. Të pirit alkool në këto faza shihet si një shkaktar i lindjeve të parakohshme. Po mbas lindjes? Përsëri jo. Nuk ka prova që tregojnë se alkooli është i dëmshëm për pjellorinë, por nuk ka asgjë që të tregojë se nuk është.
Dhënia e gjirit
Është një mit ajo që thuhet se, një femër nuk mund të ngelet shtatzënë ndërsa është duke ushqyer me gji një foshnje, por është e vërtetë që femrat të cilat janë ende në vitet e para të një fëmije e kanë të vështirë të ngjizin një tjetër. Kjo pasi ushqyerja me gji ndikon në ovulim, por nuk e bën të pamundur të mbetesh shtatzënë.
Nëse dëshironi të keni një fëmijë tjetër teksa jeni ende në fazat latale me fëmijën tuaj, duhet të këshilloheni me një mjek. Përndryshe, duhet të prisni të paktën një vit e gjysëm. Femrat që ngjizen përpara 18 muajsh nga lindja e fëmijës së tyre të prë, është vënë re se kanë më shumë lindje të parakoshme.
Stërvitja e tepërt
Të ushtrosh aktivitet fizik, ushtrime, joga apo vrap është diçka e mirë, sepse të mban në formë, të fortë, të mbush me energji, e të gjitha përfitimet të cilat ne tanimë i njohim dhe që janë shumë të rëndësishme kur duam të mbetemi shtatzënë. Por ndonjëherë, e teprojmë me ushtrimin fizik, dhe ushtrimi i tepërt ndikon negativisht në ovulim. Kjo nuk vlen vetëm për femrat e dobëta.
Edhe femrat që kanë një peshë normale por që ushtrohen së tepërmi, më tepër se 5 orë në javë, e kanë më të vështirë për tu ngjizur. Nëse trupi juaj nuk i përballon orët e tepërta të stërvitjes, ai e tregon atë nëpërmjet ciklit, i cili çrregullohet duke ardhur më i pakët dhe më rrallë. Nëse e vini re diçka të tillë, duhet të flisni me një gjinekolog.
Çrregullimet me tiroidet
Një studim i vitit 2015 vërtetoi teorinë e përfolur prej kohësh se çrregullimet e gjëndrrave tiroidale janë faktorë në problemet me ovulimin dhe të shtatzanisë. Femrat që kanë vështirësi për tu ngjizur, këshillohet të vizitohen për nivel shumë të lartë- ose të ulët- të hormoneve tiroidale.
Shumica e njerëzve që vuajnë sëmundjen e tiroideve kanë simptoma të dallueshme, por ndonjëherë çrregullimet mund të jenë edhe të fshehura dhe të ndikojnë po aq në pjellori, pa e ditur.
Kafeina
Nëse jeni të varura ndaj pijeve që përmbajnë kafeinë, duhet të dini se ka shumë studime që vërtetojnë se kjo mund të jetë shkak për problemeve me pjellorinë. Sipas kërkimeve, kafeina ngadalëson muskujt që ndihmojnë vezët të zhvndosen prej vezoreve drejt mitrës.
Një studim danez ka zbuluar se të pish më shumë se 5 filxhanë kafeje në ditë përgjysmon gjasat për tu ngjizur. Duhet të ruani masën; një kafe në ditë mund të mos jetë e dëmshme, por kujdes me të dytën e me të tretën.
Problemet shëndetësore
Problemet shëndetësore si kistet në vezore, mund të zvogëlojnë mundësitë që një femër të ngelet shtatzënë. Por ka edhe çrregullime të tjera, si çrregullimet imunitare: lupus, artriti raumatoid, të cilat shkaktojnë probleme për ngjizjen duke qenë se trupat që kanë këto sëmundje i refuzojnë vezët e pllenuara dhe ‘përzënë’ spermën e partnerit.
Megjithatë ka shumë raste kur femrat në këto gjëndje shëndetësore mund të mbeten shtatzënë dhe të lindin fëmijë të shëndetshëm. Ndaj, gjithmonë të këshilluara hap pas hapi nga mjekët specialist, mund të mendoni për të pasur fëmijë edhe në këto kushte.
Sëmundjet seksualisht të transmetueshme
Infeksionet seksualisht të transmetueshme si klamidia apo gonorrhea mund të çojnë në inflamacion të organeve në pjesën e legenit duke shkaktuar probleme me fertilitetin, edhe disa vite më vonë.
Në fakt, klamidia mund të dëmtojë tubat falopianë pa ndonjë simptomë dhe, shumë femra mund të mos e kuptojnë derisa të hasin vështirësi për të mbetur shtatzënë. Duhet theksuar se infeksionet e jashtme, ato vaginale, nuk ndikojnë në fertilitet.
Stresi
Femrat që kanë një nivel më të lartë të një enzime që lidhet me stresin e kanë më të vështirë të mbeten shtatzënë, sipas një studimi të vitit 2014. Ky faktor natyrisht nuk mund të ndikojë i vetëm në problemet e fertilitetit, por këshillohet që kur femra ka nivele të larta stresi duhet të flasë me një psikolog nëse do të mbetet shtatzënë.
Stresi ndikon në nivelet e hormoneve dhe ovulimit. Ai nuk është diçka e keqe për mendjen e trupin por, në doza shumë të mëdha dhe mbi të gjitha, kur ne e përballojmë atë negativisht, mund të sjellë shumë pasoja në shëndetin tonë. /Telegrafi/
Të tjera
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...