Rajoni dhe Bota

13-vjeçari vdes i vetëm në spital nga koronavirusi, familjarët nuk arritën ta vizitonin

Autori: Gazeta inFokus 21:28 | 31 March 2020

Një 13-vjeçar në Londër është bërë viktima më e re e koronavirusit në Britani të Madhe.

Ismail Mohamed Abdulwahab, nga Londra, vdiq dje në Spitalin King’s College, familjarët e të cilit nuk arritën ta vizitonin në mënyrë që të mos i ekspozoheshin transmetimit të COVID-19, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Burimi i njëjtë bën të ditur se i ndjeri nuk ka pasur ndonjë problem paraprak shëndetësor.

-Advertisement-

Njoftimi për vdekjen e Ismailit është bërë nga një përdorues në faqen GoFundMe, të krijuar nga Kolegji Madinah, për të mbledhur para për funeralin e tij.

Familja e 13-vjeçarit, i cili gjithashtu kohët e fundit humbi babanë e tij nga kanceri, nuk pranuan që të publikohej ndonjë fotografi e të ndjerit.

Përgjatë ditës së sotme u shfaqën 381 vdekje nga koronavirusi në Britani të Madhe. Kjo po konsiderohet si dita më e rënduar për sa i përket aspektit numerik në Mbretërinë e Bashkuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera