Fun & Video

13 mijë km për të “disiplinuar” nusen

Autori: Gazeta inFokus 08:44 | 06 September 2017

Një çift indian fluturoi 13 mijë kilometra, për të ndihmuar në disiplinimin, apo e thënë më thjesht, rrahjen e nuses së tyre.

Policia në Florida, ku ndodhi ngjarja, tha se Jasbir Kalsi, 67 vjeç, dhe gruaja e tij Bhupinder Kalsi, 62 vjeç, udhëtuan nga rajoni i Punjabit në Indi, në kontenë Hillsborough, për të ndihmuar në këshillimin dhe disiplinimin e nuses së djalit të tyre, Devbir.

Por, nusja e identifikuar si Silky Gaind u gjet nga policia e dhunuar fizikisht dhe me shenja në trup, diçka që tregon se këshillimi ishte një dru i thjeshtë.

-Advertisement-

Policia u tmerrua pas alarmit të dhënë nga prindërit e nuses, për atë që kishte ndodhur. Gaind, 33 vjeç, tregoi më pas për policinë se vjehrrit e saj dhe burri e kishin dhunuar për disa ditë, madje babai i dhëndrit e kishte kërcënuar edhe duke i mbajtur thikën në fyt.

Tashmë vjehrrit e zellshëm dhe djali i tyre janë arrestuar dhe përballen me akuza të shumta, përfshirë dhunë dhe agresion. Duket se leksionin e dhunshëm që i dhanë nuses, tani do ta paguajnë me vite nga jeta e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera