Lajme

Avdullah Hoti e bën LDK’në me dy kryetar

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 14 March 2021

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar Lidhjen Demokratike të Kosovës për kryetarin e ri, shkruan Gazeta Infokus.

Por në urimin e Hotit,  pavarësisht fitores Lumir Abdixhiku nuk është kryetari i vetëm i LDK’së.

Hoti në postimin ku uron Abdixhikun për postin e kreut të LDK’së, në mënyrë të njëjtë u referohet edhe Isa Mustafës, pavarësisht dorëheqjes së këtij të fundit.

-Advertisement-

Urime të gjithë anëtarëve të LDK-së për një Kuvend Zgjedhor demokratik. Urime Kryetarit Abdixhiku, shëndet e suksese. Do ta ketë mbështetjen e plotë të të gjithëve. Na presin sfida.

Falënderime z. Lutfi Haziri dhe z. Besian Mustafa për kontributin e tyre në këtë garë.

Kryetarin Isa Mustafa e falënderoj për kontributin e jashtëzakonshëm gjatë 11 viteve në krye të LDK-së”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe, gjatë ditës së diel LDK ka zgjedhur me shumicë votash, Lumir Abdixhikun kryetar të ri të LDK’së./Gazeta Infokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera