110 vjet nga fillimi i punës së Qeverisë së parë shqiptare

Autori: Gazeta inFokus
09:04 | 04 December 2022
Në vitin 1912, pikërisht më 4 dhjetor, Qeveria e parë shqiptare filloi punën nën kryesinë e Ismail Qemalit.
Qeveria e Përkohshme e Shqipërisë ishte qeveria e parë krijuar nga Kuvendi i Vlorës. Krijimi i saj u vendos nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i cili me kërkesë të Ismail Qemalit e caktoi vetë përbërjen e qeverisë. Ismail Qemali, veç detyrës së kryetarit të qeverisë, mbajti edhe atë të Ministrit të Jashtëm. Kuvendi zgjodhi edhe Pleqësinë, që funksiononte si organ këshillues e mbikëqyrës i qeverisë. Shumë krahina u bashkuan me Qeverinë e Përkohshme të Vlorës duke e njohur atë si qeveri të të gjithë Shqipërisë.
Qeveria arriti rezultate të rëndësishme në krijimin e aparatit shtetëror dhe në krijimin e një sistemi gjyqësor sipas modeleve evropiane.
Qeveria do të qëndronte në Vlorë deri në janar të vitit 1914, megjithëse me autoritet praktikisht vetëm brenda qytetit.
Këta ishin anëtarët e Kabinetit Qeveritar:
Ismail Qemali – Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm
Dom Nikoll Kaçorri – Zv.Kryeministër
Myfit bej Libohova – Ministër i Brendshëm
Gjeneral Mehmet Pashë Deralla – Ministër i Luftës
Abdi bej Toptani – Ministër i Financave
Dr. Petro Poga – Ministër i Drejtësisë dhe sistemit Gjyqësor
Dr. Luigj Gurakuqi – Ministër i Arsimit
Mit’hat Bej Frashëri – Ministër i Punëve Publike
Pandeli Cale – Ministër i Agrikulturës
Lef Nosi – Ministër i Post-Telegrafit

Të tjera
-
Ushtarët e KFOR-it stërviten për kontroll të turmave dhe përballim të trazirave
Ushtarët nga Italia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë kryer stërvit...
-
Muharremi fton qytetarët: Dërgoni këtë email në ZRRE, e keni të gatshëm, mos lejoni rritjen e çmimit të energjisë
Njëri ndër organizatorët e “Asnji cent ma shumë”, një iniciativë kundër shtre...
-
Babai sụlmon vajzën në Pejë, Policia jep detaje
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Pejë, ku një burrë ka sulmuar...
-
Prokuroria jep detaje për rastin në Gjilan: I dyshuari përfitoi rreth 50 mijë euro përmes detyrimit
Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e një per...
-
Bajrami numëron tri dështimet e Qeverisë “Kurti”: Dyfishimi i çmimit të rrymës, thellimi i deficitit tregtar dhe inflacioni i lartë
Ish-ministrja e tregtisë dhe industrisë, po ashtu edhe ish-ministre e Financa...
-
Rama: Nga 1 janari 2026, paga minimale do jetë 500 euro
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha sot se paga minimale në vendin tonë d...
-
Çfarë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve?
Pasditen e 27 marsit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë certifikimin ...
-
Policia shqiptoi mbi 2 mijë gjoba për 24-orë
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 166 tiketa trafik...
-
Tejkaloi në vijë të plotë, kaq u gjobit shoferi në Ferizaj
Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka pranuar një video ku shihet një veturë d...
-
Gruaja në Prishtinë raporton se ish i dashuri e ka kanosur me jetë
Një grua në Prishtinë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ish i dashuri i ...
-
KQZ sot certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve ...
-
Gracka nga komedianët rusë nxit reagime të shumta në Kosovë, Kurti bëhet lajm edhe në mediat ndërkombëtare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka rënë pre e dy komedianëve rusë...