10 ditë shi, Italia përgatitet: Reshjet më të mëdha që nga fillimi i vitit!
Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 16 November 2022
Gjatë 10 ditëve të ardhshme, në Itali do të bjerë më shumë shi nga sa është regjistruar që nga fillimi i vitit.
Këtë parashikim bën Lorenzo Tedici, meteorolog në ilmeteo.it, i cili vlerëson se temperaturat në vendin fqinj do të jenë sipas mesatares së periudhës, por në prani të reshjeve të bollshme “për shumë ditë” dhe me “dukuri të vazhdueshme në të njëjtat zona” për një kohë të gjatë.
Eksperti i cituar nga Corriere della Sera, shton se “mund të ketë situata përmbytjeje javën e ardhshme, me formimin e një cikloni të rrezikshëm në detin Tirren nga 22 nëntori.
Më të goditur duket se do të jenë rajonet veri-perëndimore, ku modelet e motit për momentin parashikojnë sasi të madhe shiu. Me pak fjalë, vjeshta për Italinë përfundon të hënën, kur mbërritja e ciklonit të përmendur nga Tedici, duket se do të sjellë me vete dimrin e vërtetë.
Reshjet e dendura të shiut shkaktuan në muajin shtator në rajonin Marche përmbytje masive që morën 11 jetë njerëzish, ndërsa 50 të tjerë u lënduan. Moti i keq bëri kërdinë vecanërisht në qytetin bregdetar të Ankonës, kryeqendra e zonës dhe disa fshatra përreth tij, ku brenda pak orësh ranë më shumë se 400 milimetra shi.
Të tjera
-
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Siguris...
-
Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë...
-
Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdheta...
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...
-
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar dëshminë dëshmitari William Goodwin i cili gjatë fundit të dësh...
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...
-
Musliu: Aqareva dhe PDK-ja sot janë një, është koha që të votojmë për ata që e duan dhe e vlerësojnë zhvillimin e vendit tonë
Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu sot ka qenë në ta...