Auto&Tech

1 lopë dhe 2 dele nxirren nga rrënojat pas 17 ditësh në Turqi

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 23 February 2023

Edhe pse shpresat për të gjetur njerëz të mbijetuar pas tërmetit në Turqi janë shuar, për kafshët nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Në mediat turke thuhet se një lopë u nxorr e gjallë nga rrënojat në ditën e 17-të pas tërmetit bashkë me dy dele.

Lopa është gjetur nga ekipet e kërkim shpëtimit në lagjen Antakya të Hatay. Menjëherë pasi u sinjalizuan për vendndodhjen e lopës, ekipet filluan punën për të hequr kafshët nga rrënojat. Lopa kishte mbetur e gjallë në rrënojat e një hambari në rrethin Aşağıoba. Veterinerët që kanë kontrolluar lopën thonë se ajo ishte në gjendje të mirë shëndetësore edhe pse kishte qendruar 17 ditë e bllokuar nën rrënoja.

Ndërkohë në lagjen Nurdağı të Gaziantepit, dy dele janë nxjerrë të gjalla nga rrënojat e hambarit të shkatërruar në ditën e 17-të të tërmetit. Dy bagëtitë e imëta u nxorrën nga rrënojat me ndihmën e ushtarëve dhe iu dorëzuan pronarit të tyre.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera