Sport

⚽ Futbollisti i talentuar shqiptar afër Romës

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 07 July 2017

E ardhmja e Emanuel Ndojit me shumë gjasa mund të jetë në Serie A.

Mesfushori i talentuar i Brescias, që luan për Kombëtaren e Shqipërisë U21, ka zgjuar interesimin e fortë nga Bologna. Por nuk ndalet me kaq, sepse tani po qarkullojnë zëra se Roma iu është shtuar listës së interesuarëve për të pasur shërbimet e tij.

Ndoji ishte pjesë e Romës, i cili u shit një vit më parë me shumën prej 1,2 milionë euro, ndërsa është i vetmi klub që ka mundësi ta rrimarrë më një prioritet më të lartë.

-Advertisement-

Megjithatë, ai pritet që të jepet në huazim nga kryeqytetasit në edicionin e ardhshëm, në një prej skuadrave të sapongjitura në Serinë A, ku ai mund të ketë më shumë hapësira aktivizimi, në këtë rast Bologna.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera