Sport

⚽ ‘Çmenduria’ e pronarëve të Milanit

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 07 August 2017

Klubi italian Milan sivjet ka bërë revolucion në skuadër duke blerë një skuadër të re me lojtarë.

Milani sivjet pritet ta mbyll verën si skuadra me shpenzimet më të mëdha në sjelljen e lojtarëve të rinj.
Rosonerët deri në mbylljen e afatit të transferimeve pritet të shpenzojnë edhe 200 milionë euro tjera, krahas 215 milionë eurove që ka shpenzuar deri më tani, që në përgjithësi do të shpenzohen mbi 400 milionë euro, përcjell ORAinfo

Mediatat në Britani shkruajnë se trajneri i Milanit Vincenzo Montella ka bërë një rishikim të plotë të skuadrës duke sjellë në San Siro 10 lojtarë të rinj.

-Advertisement-

Por skuadra e Montellës nuk do të ndalet me kaq, ata kanë në listë që të blejnë të paktën edhe 3 lojtarë të rinj.

Express.co.uk raporton se Milani tani është duke tentuar që të sjell në Sa Siro të riun nga Bayern Muncehn Renato Sanches, sulmuesin e Torinios Andrea Belotti dhe sulmuesin e Chelsea Diego Costa.
Këto nënshkrime të mundshme do të shtynin shpenzimet për më shumë se 200 milionë euro.

Milani me shpenzimet e bëra synon që të kthehet në një skuadër serioze në Evropë duke synuar trofet e mëdha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera