Sport

⚽️Ramiz Lladrovci: Fitorja duhet të dëshmohet dhe shihet në “fushë të mejdanit”, p.sh. 8 me 1!

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 17 May 2017

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me anë të një statusi ka thurur lavde për djalin e tij, Lapidarin.

Sipas Lladrovcit, është për t’u habitur se si disa e shpallin fitoren në vendin që nuk i destinuar për shpalljen e fitores, shkruan Indeksonline.

Shkrimi i plotë i Lladrovcit:

-Advertisement-

Angazhimi i birit tim, Lapidarit, në skuadrën Trepça ’89, para disa muajve, ishte lajm i mirë. Lajm i mirë për shumë arsye, mes tjerash, besoja fort se ky angazhim në fund të stinorit për dikë do të sillte befasi.

Deri më tash, Lapidar Lladrovci, në fund të garave me shumë ekipe ka ngritur trofe. Kjo ka ngjarë edhe me këtë rast. Jam i lumtur për këtë. Këtë gëzim e kam ndarë në veçanti me “torcidën” dhe “minatorët”. I përgëzoj sinqerisht edhe udhëheqësit e klubit, edhe tifozët e jashtëzakonshëm.

Unë habitem me disa që e shpallin fitoren në vendin që nuk është i destinuar për shpalljen e fitores. Fitorja duhet të dëshmohet dhe shihet në “fushë të mejdanit”, p.sh. 8 me 1!

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera