Sport

⚽️Futbollistët e Unitedit i pret një katastrofë nëse humbin në finale ndaj Ajaxit

Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 16 May 2017

Fitorja ndaj Ajaxit në finalen e Ligës së Evropës do t’i kushtojë rreth 38 milion paund në pagesa ndaj lojtarëve klubit të Mançester Junajtid, në atë që ka filluar të cilësohet si “ndeshja më fitimprurëse për një skuadër futbolli”.

Mediat britanike raportojnë se të gjithë futbollistët e Manchester United të cilët përfitojnë më shumë se 20 mijë paund në javë, kanë në kontratën e tyre një klauzolë e cila parashikon që atyre do t’u zbritet 25% nga rroga vjetore nëse nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampioneve.

Me pak fjalë, finalja e Ligës së Evropës, që garanton kualifikimin në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm për fituesin, mban peng rreth 38 milionë paund në rroga.

-Advertisement-

Kjo klauzolë është e përfshirë në kontratat e 22 lojtarëve të skuadrës së parë që Jose Mourinho ka trashëguar nga Louis Van Gal, pasi ata e kishin një detaj të tillë në kontratën e tyre ndërsa emra si Paul Pogba e Zlatan Ibrahimoviç jo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera