Sport

⚽️ Tifozët shqiptarë me befasi të këndshme për Rashicën në Holandë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 01 May 2017
Vitesse e Milot Rashicës ka shkruar historinë duke e fituar titullin e parë në histori të klubit.

Ata kanë arritur të fitojnë Kupën e Holandës, pasi në finale mposhtën AZ Alkmaarin, me rezultat 2:0.

Një ditë pas finales, Vitesse me skuadrën kanë shëtitur rrugëve të qytetit për të festuar së bashku me tifozët këtë titull.

E një tifoz shqiptar është përkujdesur që t’i bëjë një befasi Rashicës, duke e përshëndetur me flamur kombëtar nga ballkoni.

-Advertisement-

Këtë moment nuk e ka humbur ylli i Përfaqësueses së Kosovës, që ka vendosur ta shpërndaj me ndjekësit e tij në Instastory./Lajmi.net/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera