Sport

⚽️ Përfundon takimi Llapi – Liria

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 29 April 2017

Llapi – Liria 2:0

Mbyllet ndeshja, fiton Llapi

92′ Rron Statovci i Llapit e godet shtyllën me një godtije të saktë.

-Advertisement-

GOL: 90′ Llapi e arrin edhe golin e dytë me Kushtrim Shabanin i cili e shfrytëzon një toolovi në zonë duke realizuar gol nga afërsia.

78′ Llapi mbetet me 10-të lojtarë në fushë. Pas dy kartonëve të verdhë, gjyqtari Gend Nuza e përjashton mbeorjtësin Egzon Sinani.

75′ Aksion i mirë i Lirisë, Liridon Fetahaj e shërben Fillim Guraziun i cili gjuan nga afërsia, topi shkon mbi portë.

GOL: 53′ Llapi kalon në epërsi. Bujar Idrizi e shërben Mirlind Dukun i cili i kalon llapjanët në epërsi.

46′ Ka nisur pjesa e dytë në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

Mbyllet pjesa e parë

42′ Tenton Llapi kur Fuat Karabeg harkon në zonë, shkëputet Dardan Jashari, mirëpo Armend Ruxhi e shpëton Lirinë.

40′ Provon Liria me lojtarin e saj më të mirë, Liridon Fetahaj gjuan nga 16-17 metra, mirëpo topin e pret portieri Ademi.

37′ Sulmuesi i Llapit, Berat Hyseni e ka gjetur rrjetën, por goli anulohet pasi që Hyseni ishte në pozitë jashtë loje.

20′ Mesfushori Hamdi Namani gjuan nga distanca, por jashtë portës.

11′ Lojë e qetë në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, mungojnë rastet konkrete.

2′ Kjo ndeshje duket e zbehtë npasi që mungojnë shikuesit për shkak të dënimit nga FFK-ja për Llapin.

1′ Nis ndeshja.

Llapi: Ademi, Jashari, Sinani, Kadriu, Idrizi, Namani, Zeqiri, Daku, Karabegu, Berbatovci, Hyseni. Trajner: Tahir Batatina.

Liria: Ruxhi, Islamaj, Dinaj, Gjeraj, Mustafa, Asare, Fetahaj, Aliji, Osmani, Chibuze, Memaj. Trajner: Bekim Bakaj.

Gjyqtarë: Genc Nuza, Erduan Baliqi, Selami Haziri, Visar Kastrati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera