Sport

⚽️ Liverpool transferon lojtarin që po ‘çmend’ Evropën (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 24 July 2017

Virgil van Dijk është lënë jashtë skuadrës së Southamptonit për turneun parasezonal në Francë dhe që tani mediat britanike janë duke konsideruar lojtarin si të Liverpoolit.

Trajneri i Southamptonit, Mauricio Pellegrino, ka zgjedhur 25 lojtarë për miqësoren me Evian-les-Bains, ku mungon holandezi, Virgil van Dijk.

Kjo ka rritur edhe më shumë spekulimet për largimin e 26 vjeçarit, që kërkohet me ngulm nga Liverpooli, derisa edhe Arsenali ka kontaktuar klubin anglez për holandezin.

-Advertisement-

Southampton ka insistuar gjatë gjithë kohës se lojtari nuk është në shitje, por duket se Van Dijk do të luajë në “Anfield” sezonin e ardhshëm.

Me 21 korrik, Pellegrino tha se Van Dijk ka kërkuar të largohet dhe si rezultat i kësaj duhet të stërvitet i vetëm, diçka që po e bën që nga ajo ditë – sinjale këto që dërgojnë drejt ndarjes së tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera