Sport

⚽️ EKSKLUZIVE: Lajm ‘katastrofal’ për Real Madridin (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 20 June 2017

Lojtarët e Real Madridit nuk i kanë punët aspak mirë me gjykata

Cristiano Ronaldo nuk është i vetmi lojtar i Real Madridit që është në telashe me drejtësinë.

Probleme ka edhe Luka Modric, për të cilin Prokuroria në Kroaci ka nisur hetimet për dhënien e një dëshmie të rreme gjatë një procesi gjyqësor, lajm që u konfirmua nga vetë ky institucion.

-Advertisement-

Luka Modric dëshmoi javën e kaluar në gjyqin ndaj një zyrtari të organeve tatimore dhe 3 zyrtarëve të lartë të klubit të Dinamos së Zagrebit mes të cilëve ishte dhe shefi Ekzekutiv,

Zdravko Mamic, të cilët rezultojnë se kanë kryer evazion fiskal prej 1.84 milionë dollarësh.

Nëse shpallet fajtor për dëshmi të rreme, kapiteni i përfaqësueses kroate përballet nga 6 muaj deri në pesë vjet burgim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera