Sport

⚽️ Dortmund shokon Milanin për Aubameyangin (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 19 July 2017

Klubi gjerman Borussia Dortmund e ka quajtur Milanin të “pa respekt” pas vendimit të Rossonerëve për ta bërë publike ndjekjen e Pierre-Emerick Aubameyang për transfer.

Hans-Joachim Ëatzke Drejtori sportiv i Dortmundit, ka këmbëngulur se Aubameyang nuk do të shkojë askund pasi sulmuesi për herë të parë shënoi dy herë kundër Milanit në një miqësore të martën.

“Duke pasur parasysh se Aubameyang ka dhënë një kontribut të madh për ne gjatë viteve të fundit, ne vendosëm t’i japim atij tetë javë kohë për të gjetur një zgjidhje tjetër në treg dhe për të na u paraqitur me një ofertë që do të kënaqte të dy ambiciet tona”, citohet të ketë thënë drejtori i Dortmundit nga Calciomercato.com, përcjell ORAinfo.

-Advertisement-

Ai ka bërë të qartë se Aubameyang do të qëndrojë të Dortmundit

“Nuk është e drejtë që drejtori i Milanit të përmendë publikisht se Aubameyang është objektiv i tyre dhe e kam parë nga ata mos respekt”, ka përfunduar drejtori i Dortmundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion

Të tjera