Sport

⚽️ 200 milionë euro për Ronaldon

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 09 June 2017

Futbolli kinez i kthen sytë nga Cristiano Ronaldo. “Ekspozita” e tij e fundit në Cardiff dhe paraqitja e jashtëzakonshme sezonale, që përfundoi me dy trofe të rëndësishëm, kanë qenë vendimtare për një klub kinez (identiteti i të cilit nuk ka bëhet me dije), i cili ka vendosur të hedhë hapin e të përpiqet për të marrë asin portugez këtë verë. Kështu njofton e përditshmja spanjolle, AS.

Ky entitet do t’i ofrojë Florentino Perezit 200 milionë euro, ndërsa Cristiano do të sigurojë një pagë vjetore prej 120 milionësh, një shifër që nuk e ka arritur nga asnjë sportist. Thashethemet në lidhje me interesin e kinezëve të futbollit për CR7 janë të zakonshme në sezonet e fundit, por këtë herë propozimi do të jetë i fortë, teksa udhëheqësit e klubit aziatik do të udhëtojnë javën e ardhshme në Madrid për t’u takuar personalisht me Florentino Pérez dhe prezantuar atij zyrtarisht propozimin.

-Advertisement-

Dhjetorin e kaluar, Jorge Mendes, agjenti i Cristiano Ronaldos, kishte zbuluar në “Sky Sport Italia” një përpjekje multimilionë dollarëshe për yllin portugez nga Kina: “Real Madridi ka marrë një ofertë për Cristianon, por ai e kundërshtoi propozimin për shkak se paraja nuk është gjithçka. Real Madridi është jeta e tij.” Një muaj më pas ai kishte rinovuar kontratën e tij me Real Madridin deri në vitin 2021 dhe klauzola e largimit është 1000 milionë. Këtë herë, duket se rezultati do të jetë i njëjtë, përveç nëse Real Madridi ka vendosur t’ia hapë dyert, diçka që duket pothuajse e pamundur, pasi do të prodhonte një kataklizëm të vërtetë në mesin e tifozëve të bardhë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera