Auto&Tech

​YouTube ka hequr nga platforma e saj tri kanale te propagandës ruse

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 21 May 2020

YouTube ka hequr nga platforma kanalet ruse, “Anna News”, “News-Front” dhe “Crimea 24”, kjo sipas “ms.detector.media”. Mësohet se këto kanale ruse janë fshirë pas raportimit se postonin lajmeve propagandistike.

Në arsyen e bllokimit shkruante se këto kanale janë bllokuar për shkak të shkeljes së kushteve të përdorimit të YouTube. Para bllokimit kanali News-Front kishte 457 mijë abonentë, Anna News kishte 288 mijë abonent ndërsa “Crimea 24” kishte 25 mijë abonent.“News-Front” dhe “Anna News” ishin bllokuar edhe më herët për shkeljen e kushteve të përdorimit, transmeton KosovaPress.

Vlen të ceket se agjencia e lajmeve ruse “News-Front”, ka seksionin e saj edhe në Serbi, ku publikon lajme në gjuhen serbe. Lajmet që i poston kjo agjenci dhe që kanë të bëjnë me Kosovën janë tendencioze.

-Advertisement-

Strukturat kosovare të sigurisë me 15 shtator 2016, i kanë ndaluar dhe më pas i kanë depërtuar nga Kosova, gazetarët e “News-Front”, Oksana Sazonova dhe Sergej Belousi.

Gazetarët rus në Kosovë kishin ardhur për të realizuar një film dokumentarë propagandistik për kinse përsekutimin e priftërinjve serbë dhe djegien e kishave serbe.

Gazetaret rus nuk kishin viza hyrëse për Kosovë dhe kishin hyrë ilegalisht, pasi që në pasaportat e tyre nuk kishte vula hyrëse.

Për shkak të hyrjes ilegale dhe veprimtarisë propagandistike, gazetarët rus u dënuan me para dhe iu ndalua hyrja në territorin e Kosovës për periudhën prej pesë viteve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera