Sport

​Suedia-Ukraina, formacionet e mundshme

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 29 June 2021

Me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja e fundit e raundit të eliminatoreve të Euro 2020, ku Suedia dhe Ukraina do të takohen në stadiumin “Hampden Park” të Glasgou të Skocisë.

Suedia siguroi kualifikimin në fazën eliminatore, ku u rendit e para në Grupin E, krahas Ukrainës që në Grupin C u rendit e treta, përcjell KosovaPress.

Në pesë paraqitje mes vete sa kanë Suedia dhe Ukraina, dy fitore ka regjistruar kjo e fundit, kurse një Suedia, ndërsa dy herë kanë ndarë pikët e barabarta .

-Advertisement-

Suedia pritet që të ketë të gjithë lojtarët e grumbulluar të gatshëm për këtë ndeshje, kurse tek Ukraina mungesa e vetme do të jetë sulmuesi 24 vjeçar Oleksandr Zubkov.

Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.

Suedia (4-4-2): Olsen; Lustig, Lindelof, Danielson, Augustinsson; S. Larsson, Ekdal, Olsson, Forsberg; Quaison, Isak

Ukraina (4-3-3): Bushchan; Karavaev, Matviyenko, Zabarnyi, Mykolenko; Malinovskyi, Sydorchuk, Zinchenko; Yarmolenko, Yaremchuk, Tsyhankov

Faza eliminatore

21:00 Suedia – Ukraina (Stadiumi Hampden Park-Glasgou)

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy