Sport

“​Shaqiri ka rritur nivelin e lojës në skuadër”

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 01 December 2018

Jamie Carragher, ish-futbollisti i Liverpoolit i ka dhënë disa këshilla yllit të skuadrës Xherdan Shaqiri. Karager ka treguar se ka biseduar me Shaqirin para derbit të tij të parë të qytetit.

Ish-legjenda e “Liverpulit” zbuloi se, sulmuesi kosovar do të startojë si titullar të dielën në ndeshjen e Premier Ligës në “Anfield”.Karagher bisedoi me Shaqirin pas humbjes 2-1 të mërkurën kundër PSG në Ligën e Kampionëve.

“E kam tërhequr Shaqirin nga zona miks në Paris për të biseduar me të”, tha Karager për “All Together Now’, emision për Evertonin.

-Advertisement-

“Ai erdhi andej dhe i thashë: “Është derbi të dielën dhe ju duhet të fitoni, duhet të fitoni. Ai me tha: ‘Po e di’.Karager deklaroi se “Shaqiri do të luajë 100% këtë ndeshje.Mendoj se Klop do të luajë në sistemin 4-2-3-1 me Shaqirin në anën e djathtë. Për Karager, Shaqiri ka rritur nivelin e lojës së Liverpoolit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera