Sport

​Presidenti Thaçi përgëzon Krasniqin për fitoren në Budapest

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 24 October 2020

Dje në Budapest të Hungarisë, Distria Krasniqi arriti të kurorëzohej me medalje të artë në turneun prestigjioz “Grand Slam” në kuadër të sportit të xhudos.

Krasniqi garën e filloi përballë hungarezes Eva Csernoviczki ku arriti të fitonte me lehtësi vetëm për të kaluar në raundin tjetër ku e priste kundërshtarja nga Franca, Shirine Boukli. Distria nuk u ndal tek Csernoviczki ku arriti fitoren e radhës ndaj francezes Boukli.

Me këtë fitore ajo kaloi në gjysmëfinale ku do të përballej me përfaqësuesen nga Izraeli, Shira Rishony, ku me këtë kundërshtare Krasniqi arriti në kuotën e tre fitoreve radhazi vetëm për të kaluar në finale ndaj argjentinases Paula Pareto, ku edhe e mundi kështu duke e fituar medaljen e artë në këtë turne.

-Advertisement-

Sukseset për Kosovën në sport nuk kanë të ndalur ku pas Majlinda Kelmendit dhe Robin Krasniqit tani edhe Distria Krasniqi arriti t’i zbardhte fytyrën Kosovës.

Për fitoren e saj, në rrjetin e tij social “Facebook”, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u shpreh i lumtur me këtë arritje. Ai shkroi:

“Mirëmëngjesi me këtë pamje të bukur nga fitorja e mbrëmshme e xhudistes së Kosovës, Distria Krasniqi e cila e fitoi Medaljen e Artë në “Grand Slam” të Hungarisë,” shkroi Thaqi në “Facebook”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera