Lajme

​Nagavci i reagon Mustafës: Raportimi i Kryeministrit është përgjegjësi e tij

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 21 October 2020

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa paraditen e sotme reagoi ndaj interpelancave të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Mustafa tha se tri seancat e njëpasnjëshme në Kuvendin e Kosovës janë tri mësymje kundërt kryeministrit Hoti.

Ndaj kësaj deklarate të të parit të LDK-së ka reaguar nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.

-Advertisement-

Nagavci thotë se mbikëqyrja e punës së Qeverisë nga ana e deputetëve është e garantuar me Kushtetutë dhe Rregullore të Kuvendit.

“E drejta për mbikëqyrjen e punës së Qeverisë nga ana e deputetëve është̈ e garantuar me Kushtetutë dhe Rregullore të Kuvendit”, shkruan Nagavci.

Ndërsa, ajo thotë se reagimi i kryetarit të LDK për interpelancat e thirrura nga deputetët e VV tregon se përveç gjendjes dëshpëruese me të cilën sipas saj ka rënë ai, kjo tregon edhe mënyrën se si e shohin pushtetin.

“Reagimi i Kryetarit të LDK-së për interpelancat e thirrura nga deputetët e LV! tregon jo vetëm gjendjen dëshpëruese në të cilën kanë rënë, papërgjegjësinë e plotë, por edhe mënyrën se si e shohin pushtetin, pra pa llogaridhënie, pa transparencë e pa kompetencë. Zt. Mustafa e di se raportimi i Kryeministrit është përgjegjësi e tij, ndonëse zt. Hoti është Kryeministër jolegjitim, por ai zgjedh ta quaj ‘mësymje kundër Kryeministrit Hoti’”, shkruan tutje Nagavci.

Tutje ka shkruar se, “Viktimizohet e mundohet të ndihmojë vartësin e tij duke folur me gjuhën e partnerit të tij të vjetër, Zt. Thaçi. Njëjtë̈ fliste dhe ai: ”Jeni kundër Amerikës”. E në të njejtën kohë vazhdon angazhimin për të shtyrë përpara Zajednicën, projektin e nisur nga Thaçi e të vazhduar nga ai vet. Zt. Mustafa e di se sot me Kryeministrin jo legjitim nuk janë as 60 deputetë, as pjesa dërrmuese e qytetarëve, andaj dhe mundohen të ikin nga përgjegjësia dhe të shmangin zgjedhjet. Gjithë çfarë u ka mbetur është̈ të fshihen si zakonisht në deklarata për kinse miqësinë̈, ndonëse të pabaza e të paqena”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera