FOKUSI NË BUJQËSI

​Ministria e Bujqësisë premton mbështetje për fermerët llapjanë

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 19 April 2020

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari ka vizituar sot, gjatë të mbjellave pranverore, kultivuesit dhe përpunuesit e perimeve dhe frutave, si dhe bletarët në këtë komunë ku është njoftuar nga afër me punën, sfidat dhe planet e tyre.

“Angazhimi im për të qenë sa më afër prodhuesve bujqësor do të vazhdoj në çdo komunë që të shoh nga afër punën që po bëhet dhe po ashtu për t’u njohur me sfidat me të cilat përballen këta fermerë. Bashkëpunimi do të jetë në vazhdimësi, për të ofruar përkrahjen tonë përmes masave të ndryshme për të gjithë prodhuesit vendor”, ka thënë ministri Mustafa.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari e falënderoi ministrin Mustafa për gatishmërinë dhe përkrahjen e sektorit të bujqësisë në këtë komunë, duke e njoftuar po ashtu edhe për projektet e tyre për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera