Kosova pranon 13.5 milionë euro grante nga qeveria gjermane
Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 08 April 2020
Kosova ka pranuar sot dy grante nga qeveria gjermane, një prej 7 milionë euro që ka për qëllim përmirësimin e aftësimit profesional, dhe 6.5 milionë euro për rritje të financimit në sektorin buj3ësor, që është dyfishim i fondit të financimit nga KFW për fondin kosovar për garanci kreditore.
Ministri i Financave dhe transfereve, Besnik Bislimi tha se këto dy marrëveshje financiare i adresohen dy prioriteteve të mëdha të Qeverisë së Kosovës, që është përmirësimi i kualitetit në arsim dhe rritja e prodhimit bujqësor në Kosovë.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, në një konferencë për media, Bislimi tha se një prej sfidave më të mëdha të tregut të punës në Kosovë, ka qenë mungesa e lidhjes së mirë në mes të tregut të punës dhe sistemit të edukimit.
“Përmes grantit prej 7 milionë euro nga qeveria gjermane do të mundësohet adresim i këtyre sfidave në sistemin edukativ të vendit, ndërkaq përmes grantit prej 6.5 milionë euro që i dedikohet fondit kosovar për garantimin e kredive do të mundësohet rritja e financimit për sektorin e bujqësisë në Kosovë. Siç e dini bankat hezitojnë pak a shumë të mbështesin sektorin e bujqësisë për shkak të risqeve proporcionale me të cilat asociohet ky sektor, rrjedhimisht nga totali i kredive të sistemit bankar një shumë, shumë e vogël apo 3% janë të alokuara për bujqësi, përmes këtij granti i cili i shtohet një granti të mëparshëm të KfW-së për fondin e garantimit të kredive tani ky fond do të ketë në dispozicion rreth 11 milionë euro për të mbështetur me garancione sektorin e bujqësisë”, tha Bislimi.
Ai tha se shpresojnë që përmes kësaj të rritet financimi për bujqësi.
Lidhur me grantin për sfidat e arsimit, Bislimi tha se nga i njëjti nuk do të përfitojë vetëm sektori publik por edhe ai privat.
E ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Held tha se përkundër faktit të përballjes me pandeminë Covid19, duhet të kenë parasysh edhe aspektin socio-ekonomik, në mënyrë që të mundësohet zhvillimi i mëtejmë i ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla.
“Me sa jam unë në dijeni, 87 milionë eurot e ofruara për fondit Kosovar për garanci kreditore kanë mundësuar që në anën tjetër të jipen afërsisht 180 milionë euro vlerë në kredi. Ja vlen gjithashtu të përmendet KfW e cila gjithashtu në këto rrethana ka dedikuar një kornizë të veçantë për sektorin të lënë pas dore bujqësor, edhe për zingjirin e furni zimit edhe për jetën në zonat rurale, kjo paraqet një sektor që edhe në të ardhmen dëshirojmë ta përkrahim ashtu që edhe në të ardhmen të shohim rafte të mbushura nëpër markete, ngase për momentin e shohim se çfarë rëndësie të madhe paraqet një gjë e tillë. Pra me këtë financim shtesë prej 6.5 milionë euro për këtë kornizë financiare ne do të ngrisim kapitalin e kësaj kornize në 11.5 milionë. Dhe mendoj të ketë një ndikim shumë të mirë sidomos pas disa muajve kur do të shihen në të vërtetë ndikimet e kësaj krize të koronavirusit, të bizneset e vogla dhe të mesme”, tha ai.
Ai tha se fondi kosovar për garanci kreditore deri më tani ka dëshmuar se është një partner i besueshëm.
Dy marrëveshjet financiare, grante nga qeveria gjermane u nënshkruan sot nga ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi dhe drejtori i zyrës së KfË-së për Kosovë, Rene Escheman.
Të tjera
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...