Sport

​Juventus i përgjigjet Milanit, shumë afër t’ia marrë dy yje (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 16 July 2017

Juventus dëshiron t’i hakmerret Milanit për transferimin e mbrojtësit Leonardo Bonucci

Drejtuesit e Juventusit nuk do ta pranojnë shumë lehtë transferimin e Leonardo Bonuccit në Milan.

Ata tashmë duan që nga skuadra milaneze të marrin dy lojtarë, e të cilët shihen si e ardhmja e skuadrës dhe Italisë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Mattia de Sciglio dhe mesfushorin fantastik, Manuel Locatelli, shkruan La Gazzetta dello Sport.

-Advertisement-

Për De Sciglion skuadrat janë në bisedime që një kohë të gjatë, por ata tashmë janë shumë pranë transferimit edhe të Locatellit.

Mesfushori i talentuar vitin e kaluar ishte shumë i rëndësishëm për skuadrën e Montellas, por që në fund humbi vendin në skuadrën e parë.

Këtë mundësi dëshiron ta shfrytëzojë Juventus, duke i ofruar pagë më të lartë dhe minutazhë më të madhe, kur dihet se pas transferimeve të shumta, Locatelli do të ketë edhe më pak minuta në dispozicion.

Lojtari thuhet se ka arritur marrëveshje me Juventusin, por mbetet të bindet edhe Milani.

F

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera