Sport

​Derbi mes Anglisë dhe Gjermanisë, formacionet e mundshme

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 29 June 2021

Një çerek shekulli nga përballja e famshme e tyre në Euro 1996, Anglia dhe Gjermania takohen përsëri në stadiumin “Wembley” të Londrës, për të zhvilluar ndeshjen e fazës eliminatore të këtij Euro 2020.

Në fazën e grupeve, Anglia përfundoi e para në Grupin D duke lënë pas Çekinë, Skocinë dhe Kroacinë, kurse Gjermania në Grupin F të njohur ndryshe edhe si “Grupi i Vdekjes”, përfundoi në pozitën e dytë, përcjell KosovaPress.

Anglia në këtë Euro 2020 deri tani ka regjistruar dy fitore dhe një barazim, kurse Gjermania ka një fitore, një barazim dhe një humbje.

-Advertisement-

Të dy kombëtaret mes vete janë përballur 10 herë, ku anglezët kanë katër fitore krahas pesë sosh të gjermanëve dhe një herë janë ndarë me barazim.

Mungesa e vetme në këtë ndeshje do të jetë mbrojtësi i RB Leipzigut Lukas Klostermann.

Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.

Anglia (4-2-3-1): Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Rice, Phillips; Foden, Grealish, Sterling; Kane

Gjermania (3-4-2-1): Neuer; Ginter, Hummels, Rudiger; Kimmich, Kroos, Goretzka, Gosens; Havertz, Muller; Gnabry

Faza eliminatore

18:00 Anglia – Gjermania (Stadiumi Wembley-Londër)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera