Sport

​Çekia dhe Anglia synojnë kreun e tabelës, formacionet e mundshme

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 22 June 2021

Republika Çeke do të zhvillojë sot ndeshje në kuadër të xhiros së tretë të Grupit D kundër Anglisë, në stadiumin “Wembley” të Londrës.

Të dy kombëtaret gjenden në kuotat e njëjta të pikëve, dhe do të garojnë për vendin e parë në tabelë, respektivisht Çekia zë vendin e parë në tabelë me katër pikë, aq sa ka Anglia në pozitën e dytë, përcjell KosovaPress.

Çekia rikthehet nga barazimi 1:1 kundër Kroacisë, kurse Skocia e befasoi Anglinë, ku “Tre Luanët” arritën të arkëtojnë vetëm një pikë, në barazimin pa gola kundër skocezëve.

-Advertisement-

Anglia dhe Çekia janë përballur tre herë mes vete, ku një fitore kanë regjistruar çekët, një anglezet, dhe një herë janë ndarë me barazim.

Kombëtarja e Anglisë do të jetë me dy mungesa këtë ndeshje, ku për shkak të masave anti-Covid-19, dy lojtarët e Chelseat, mbrojtësi Ben Chilwell dhe mesfushori Mason Mount, gjenden në izolim.

Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.

Republika e Çekisë (4-2-3-1): Vaclik; Coufal, Kalas, Celustka, Boril; Soucek, Kral; Masopust, Darida, Jankto; Schick

Anglia (4-2-3-1): Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Rice, Phillips; Sancho, Mount, Grealish; Kane

Grupi D

21:00 Çekia – Anglia (Stadiumi Wembley-Londër)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera