Sport

​Arteta konfirmon lajmin e keq për Arsenalin

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 09 November 2020

Mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore pasi ka ndjerë dhimbje gjatë humbjes nga Aston Villa te dielën, ka konfirmuar trajneri Mikel Arteta, përcjell KosovaPress.

Reprezentuesi nga Ghana luajti vetëm 45 minutat e para të ndeshjes në “Emirates Stadium” duke u detyruar të largohet dhe u zëvendësua nga Dani Ceballos.

“Për momentin nuk mund të them shumë. Ai do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore të cilat do të na e tregojnë shkallën e lëndimit të tij.”, shpjegoi trajneri spanjoll.

-Advertisement-

“Dokotorët do ta thonë fjalën e tyre dhe pastaj do të vendosim se si do të veprojmë me Parteyn.”, shtoi Arteta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera