Sport

​Arteta: Ka dritë në fund të tunelit për Arsenalin

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 17 September 2021

Mikel Arteta ka lavdëruar përgjigjen e Arsenalit rreth startit jo të mirë këtë sezon, dhe ka paralajmëruar që nuk duhet të ketë befasi në ndeshjen e ardhshme kundër Burnley.

Arsenali i shpëtoi një rekordi të tmerrshëm prej katër humbjeve në sezonin e ri të Premier Ligës, ku në xhiron e fundit regjistroi fitore minimale 1:0 kundër Norwich, përcjell KosovaPress.

“Djemtë ishin të lumtur sepse ne përjetuam një reagim tejet të mirë nga tifozët, dhe po ashtu fituam ndeshjen tonë të parë në Premier Ligë”, tha Arteta.

-Advertisement-

“Me të vërtetë mund të shoh dritë pas kësaj fitoreje. Ju them që jam tejet optimist gjatë të gjithë kohës. E kam parë dritën dhe mund të shoh dritat që shndërrojnë. Mund të kemi pengesa gjatë rrugëtimit drejt asaj drite, por mund të shoh dritën në fund”, tha trajneri i Arsenalit.

Pas një starti jo të mirë në Premier Ligën angleze, ku brenda katër xhirove ka regjistruar tre humbje dhe një fitore, skuadra e Arsenalit në ndeshjen e radhës do të përballet me Burnleyn, si mysafir në stadiumin “Turf Moor”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera