⚽️Zyrtare: Ky është dënimi për Lirinë dhe Dritën

Autori: Gazeta inFokus
17:54 | 12 May 2017
Dy skuadrat e Vala Superligës, Liria dhe Drita ndeshjet e radhës si vendas do t’i luajnë pa shikues. Ky është vendim i Komisionit Disiplinor të FFK-së.
Drita të dielen luan pa shikues ndaj Hajvalisë, kurse Liria ndaj Trepçës.
KF “DRITA“ nga Gjilani në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor për shkaktim të trazirave, demolimit të rrethojave, hyrjes së dhunshme në fushë – pengimit- ndikim në rrjedhen dhe zhvillimin e ndeshjes së ndërprerë në minutën e 90 dhe konfrontimit me Policinë e Kosovës në ndeshjen e javës së XXIX-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LIRIA – DRITA, e zhvilluar me datë 07.05.2017 në stadiumin “Përparim Thaqi“ në Prizren (raportet plotësuese të zyrtarëve nga ndeshja e ndërprerë në minutën e 90-të);
DENOHET me 1 (një) ndeshje pa shikues në fushën e vetë, në ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Displinore neni 38 paragrafi 3.
KF “ LIRIA “nga Prizreni në procedurë të inicuar disiplinore nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXIX-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LIRIA – DRITA, e zhvilluar më datë 07.05.2017 në stadiumin “Përparim Thaqi“ në Prizren (shkelje e nenit 48 të Propozicioneve të Garave, nuk e ka kualifikuar ndeshjen si të rëndësisë së veçantë për të mbuluar me numër më të madh të Policisë ndeshjen, ku ka lejuar mysafirët me lehtësi të kalojnë rrethojat dhe të konfrontohen me pjesëtarët e policisë së Kosovës dhe me spektatorët vendas duke hedhur gjësende në fushë dhe në drejtim të pankinës mysafire në ndeshjen e ndëprerë (raportet plotësuese të zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar)
DENOHET; me 1 (një) ndeshje pa shikues në fushën e vetë, në ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Displinore neni 38 paragrafi 3.

Të tjera
-
Rasti i Iran Badallit/ Avokatët mbrojtës kërkojnë përjashtimin e prokurorit të rastit
Një shpërthim i rëndë ka ndodhur në janarin e vitit 2020 në Zhur të Prizrenit...
-
Stuhi e fuqishme në Suboticë, aksidentohen 14 automjete
Një përplasje e rëndë zinxhirore me 14 automjete ka ndodhur sot në Serbi, gje...
-
Kapen me 10 kilogramë në taksi, arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Greqi
Dy vëllezër shqiptarë, 29 dhe 34 vjeç janë arrestuar nga policia greke me aku...
-
Mbetjet mortore në Pogragjë të Gjilanit: Po ekzaminohen nëse i takojnë luftës së fundit
Disa mbetje mortore janë gjetur gjatë së hënës në fshatin Pogragjë të Gjilani...
-
I riu mbytet duke ngrënë picë, e gjithë skena në sy të prindërve
Një i ri u mbyt me një copë picë ndërsa ishte duke ngrënë drekë. Tragjedi...
-
Çfarë po ndodhë? Bien faqet e të gjitha komunave në Kosovë
Të gjitha web faqet e komunave të Kosovës janë jashtë funksionit. Vetëm aj...
-
KEDS me njoftim, në këto qytete do të ketë punime në rrjet
29.03.2023 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1....
-
“Nike” padit kosovarin, ja çfarë dënimi mund të marrë
Në Gjykatën Komerciale- Departamenti Ekonomik, të hënën është mbajtur seanca,...
-
Hoti për të pagjeturit: Ndërkombëtarët duhet ta kushtëzojnë Serbinë për hapjen e arkivave
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti ka kërkua...
-
Policia greke parandalon një sulm terrorist
Policia dhe Shërbimi inteligjent grek e kanë parandaluar një sulm terrorist. ...
-
Kurti: Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s mundëson që Kosova të sigurojë të ardhme drejt anëtarësimit në Aleancë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Ekipi Këshillues dhe Ndë...
-
Krasniqi nga Izbica fton qytetarët në marshin e drejtësisë dhe mbështetjes me ish-krerët UÇK-së
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në ...