Sport

⚽️ Shqipëri – Zvicër, përballje speciale edhe në futbollin e femrave

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 26 Prill 2017

Përballjet mes Shqipërisë dhe Zvicrës kanë përherë një shije të veçantë në futbollin e meshkujve, por të tilla mund të rezultojnë edhe ato të femrave. Kjo për vetë faktin se në përfaqësueset zvicerane bëjnë pjesë plot sportistë shqiptarë.

I tillë është rasti i Florijana Ismailit, 22-vjeçares me origjinë nga Presheva e cila përfaqëson Zvicrën. Mesfushorja me tipare sulmuese do të ndeshet me Shqipërinë në kualifikueset e Kampionatit Botëror “Francë 2019”.

Ndërkohë, për ngjyrat kuqezi luan Saranda Hashani, 20-vjeçarja e lindur në Zvicër, ku edhe vazhdon karrierën.

-Advertisement-

“Për mendimin tim, është një grup interesant. Skocia dhe Polonia janë kundërshtaret më të vështira, kurse Shqipëria është pa dyshim një risi speciale për Zvicrën. Një përzierje e veçantë në futbollin e meshkujve, por që deri tani ka munguar te femrat”, deklaroi trajnerja e përfaqësueses zvicerane, Martina Vos-Teklenburg, pas shortit të hedhur sot në Nion që i vendosi dy ekipet në Grupin 3 së bashku me Bjellorusinë, Poloninë dhe Skocinë.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy