Sport

⚽️ Federata franceze lajm fantastik për Benzeman

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 15 June 2017

Presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, Noel Le Great insiston se Karim Benzema e ka derën e hapur në Kombëtare.

Ai ka thënë se ylli i Real Madridit nuk është i suspenduar dhe vendimi për të mos u ftuar në Kombëtare është i trajnerit Didier Deschamps.

Benzema është jashtë Kombëtares që nga viti 2015, pas një akuze për shantazh ndaj bashkëlojtarit të tij të Franca, Mathieu Valbuena.

Ai është shpallur i pafajshëm nga gjykata, por nuk është ftuar nga tetori i vitit 2015, ku humbi edhe Euro 2016.

-Advertisement-

“Descahmps ka krijuar një skuadër të mirë me lojtarë të rinj. Benzema nuk është i sanksionuar, ai mund të ftohet nga trajneri”, tha Le Great për RMC.

“Unë e kam takuar disa herë Benzeman në shtëpinë time që kur Deschamps vendosi të mos e ftonte”.

Benzema pavarësisht atyre që kanë ndodhur, vazhdimisht ka thënë se gjithmonë është i gatshëm për t’u kthyer në Kombëtare. /Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera